“Pavarësisht vendimeve juridike, një të vërtetë që e kam thënë vazhdimisht mbetet e pandryshueshme. Partitë NUK janë prona personale. Ato nuk u përkasin individëve, por njerëzve që i ndërtojnë, kontribuojnë dhe i mbajnë gjallë çdo ditë. Aleanca për Shqiptarët u përket aktivistëve që sakrifikuan, mbështetësve që besuan dhe qytetarëve që e votuan. Aleanca u përket shqiptarëve”, ka shkruar Taravari.













