Tuesday, March 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMoti sot

Moti sot

Sot pritet mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe temperatura më të ulëta. Në disa zona, sidomos në pjesët perëndimore, do të ketë reshje të përkohshme shiu. Si pasojë e depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, në zonat malore reshjet mund të kalojnë në borë, ndërsa në vendet më të larta mund të ketë përzierje shiu dhe bore. Era do të fryjë me intensitet mesatar nga drejtimi lindor dhe juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 6 gradë, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 14 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe në disa pjesë të qytetit mund të ketë reshje të lehta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga juglindja, më e theksuar gjatë orëve të mëngjesit. Temperatura minimale do të jetë rreth 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 12 gradë.
Gjatë ditëve në vijim pritet mot i ndryshueshëm dhe më i freskët. Të enjten parashikohen reshje lokale shiu, më të theksuara në pjesët perëndimore.

Për shkak të ajrit më të ftohtë që vjen nga veriu, në zonat malore dhe në vendet më të larta reshjet mund të shndërrohen në borë. Era do të jetë mesatare, me momente më të forta nga verilindja. Të premten dhe gjatë fundjavës pritet stabilizim i motit, me kushte më të thata dhe më të qëndrueshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!