Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, i shoqëruar me vranësira të lehta herë pas here. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 16°C, ndërsa në mëngjes ato do të jenë më të ulëta, rreth 5°C.
Parashikimet tregojnë se moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë gjithë ditës dhe nuk priten reshje.













