Më 13.03.2026 në ora 08:00, në rrugën rajonale Strugë–Dibër, pranë fshatit Vranishtë të Strugës, D.T. (18) nga i njëjti fshat, duke drejtuar një automjet pasagjerësh “Volkswagen Polo” me targa të Strugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin, pas çka automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Shoferi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku i janë konstatuar lëndime trupore.
Këqyrje në vendin e aksidentit kanë kryer ekipet policore.
(Struga Ekspres)













