Saturday, March 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiArrestohet 16 vjeçari dhe i merret makina në rrugën Strugë-Ohër!

Arrestohet 16 vjeçari dhe i merret makina në rrugën Strugë-Ohër!

Më 13.03.2026 në ora 23:35, në rrugën rajonale Strugë – Podmoll, është privuar nga liria një i mitur 16-vjeçar nga Ohri.

Gjatë kontrollit në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Dibrës, të cilin ai e drejtonte. Gjatë kontrollit është konstatuar se nuk kishte të drejtë për drejtimin e automjetit, përkatësisht nuk kishte dhënë provimin për patentë shofer.

Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!