Më 13.03.2026, në ora 21:50, në vendin e quajtur “Korea” në rrugën rajonale Strugë–Dibër, afër Vevçanit, është privuar nga liria V.A. (22) nga Dibra.
Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë ndaluan një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Dibrës, të cilën ai e drejtonte. Gjatë kontrollit u konstatua se ai nuk kishte fituar të drejtën për të drejtuar automjet, përkatësisht nuk kishte dhënë provimin për patentë shofer.
Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.













