Friday, March 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLAJMI I FUNDIT: Struganët nuk do paguajnë faturat e ujit të pijshëm...

LAJMI I FUNDIT: Struganët nuk do paguajnë faturat e ujit të pijshëm për muajin shkurt

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal, 13 anëtarë votuan pro ndërsa 10 u përmbajtën.

Nga partitë politike, ASH-AKI, Lista e Pavarur – Merko, LSDM dhe Majta votuan për ndërprerjen e pagesës, ndërsa VLEN dhe VMRO u përmbajtën.

Vendimi vlen për muajin shkurt, duke shmangur pagesën e faturave të ujit për qytetarët, për shkak se uji ka qenë jashtëzakonisht i ndotur, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Ky vendim pasqyron shqetësimin e autoriteteve komunale për cilësinë e ujit dhe rëndësinë e mbrojtjes së banorëve nga shërbime të pasigurta ujore.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!