Profesori Universitare, Bashkim Selmani në emisionin “Debat në Shenja”, tha se nuk mund të sillet një ligj pa pranin e Universiteteve apo pa përfaqësues të tyre.
“Në aspektin juridik ka një rregull. E kam pyetur edhe publikisht ministreshën se cilat janë shkaqet e sjelljes së ligjit? Çfarë ka analizuar, ajo që diçka nuk është në rregull dhe duhet ndihmuar. Për arsye se ligji lexon gjendjen faktike, faktikisht projektligji duhet të lexojë gjendjen faktike çfarë duhet të ndihmohet dhe çfarë duhet të plotësohet për të ndihmuar, kompetencat, menxhaimin, financat e kështu me radhë. Nëse merren ana psikologjike, ne pamë pas gjitha debateve shumë Universitete ose ishin të strukur ose ishin të heshtura pa e thënë të vërtetën në sy. Pikërisht e vërteta ju tha në sy, ministreshës në Universitetin e Tetovë, se ky ligj brenda vetes përmban një, populli thotë ‘hile’”, tha Selmani.
Ai tha se reagimet janë shumë të argumentuara, duke shtuar se ligjvënësi me këtë ligj e ka synimin negativ.
“Nuk mund ju të keni synime negative dhe të sjellin ligje pozitive”, deklaroi Selmani, duke thënë se nga tre universitetet shqiptare asnjë pedagog apo profesor universitar nuk ka bërë pjesë në përpilimin e ligjit”, tha Selmani.
Më tej ai shtoi se sa i përket mënyrës së organizimit të këtij ligji, shohim nga kjo qeveri se “ajo bën goditje se sa mund të durojnë shqiptarët.
“Ju e patë me ligjet e tjera, qoftë me balanserin, me punësimet…janë disa segmente që argumentojnë që ligjvënësi me këtë ligj ka qëllim negativ, por ka edhe qëllim negativ kombëtar”, tha Selmani.













