Thursday, March 12, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOsmani: Kostadinovski të japë dorëheqje, ai ka humbur çdo kredibilitet

Osmani: Kostadinovski të japë dorëheqje, ai ka humbur çdo kredibilitet

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka kërkuar dorëheqje nga kreu i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Osmani thotë se shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të japë dorëheqje menjëherë.Me deklaratat e tij të fundit ai ka humbur çdo kredibilitet për të udhëhequr edhe institucionin më të vogël në një shtet multietnik, e jo më institucionin që duhet të jetë garant i Kushtetutës dhe i barazisë.Shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit.Nëse nuk ndërpritet në fillesë, nesër mund të jetë shumë vonë”, ka shkraur Osmani.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë të gjitha ankesat për sistemin “Safe City”, ndër të tjera, duke vendosur që të gjitha njoftimet dhe sms porositë nga ky sistem të bëhen vetëm në gjuhën maqedonase, e jo edhe edhe në gjuhën shqipe.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!