Wednesday, March 11, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKu u zhdukën profilet e rrejshme (argatët) e partive politike në Strugë...

Ku u zhdukën profilet e rrejshme (argatët) e partive politike në Strugë që komentonin në Struga Ekspres gjatë fushatës zgjedhore në Strugë!?

Ku u zhdukën profilet e rrejshme që komentonin në Struga Ekspres gjatë fushatës zgjedhore në Strugē! ?

Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Strugë, një numër i madh komentesh politike u shfaqën nën lajmet e publikuara nga media Struga Ekspres në rrjetet sociale.

Nën shumë postime për kandidatët dhe zhvillimet politike, mund të shiheshin qindra apo edhe mijëra komente nga profile të ndryshme.

Shumë qytetarë ngritën dyshime se një pjesë e këtyre profileve ishin të rreme ose të krijuara vetëm për periudhën e fushatës. Ato ishin jashtëzakonisht aktive, duke komentuar pothuajse në çdo lajm politik, shpesh duke mbështetur një kamp dhe duke kritikuar dhe ofenduar rëndë kundërshtarët.

Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, përdoruesit vunë re një ndryshim të madh. Shumë nga këto profile që gjatë fushatës shkruanin vazhdimisht në komentet e medias Struga Ekspres, papritur u bënë joaktive ose nuk shfaqen më.

Ky fenomen ka ngritur shumë pyetje mes qytetarëve nëse këto profile janë përdorur vetëm gjatë periudhës zgjedhore për të ndikuar në debatin publik online.

Rasti ka hapur diskutime për transparencën dhe ndikimin e aktiviteteve të organizuara në rrjetet sociale gjatë fushatave politike.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!