Arben Fetai po flet për Revolucionin Francez dhe për mënyrën se si revolucionarët përfunduan duke “ngrënë kokat” e njëri-tjetrit.
Mirë, por unë kam një pyetje të thjeshtë, kokën e kujt e “hëngre” ti gjatë kësaj kohe?
Sot flet për përçarje, intriga dhe luftë për pushtet, sikur të mos kishe qenë vetë pjesë e gjithë kësaj loje politike. Është e lehtë të bësh krahasime historike dhe të shesësh moral në Facebook, por shumë më e vështirë është të marrësh përgjegjësi për rolin tënd në krizën që sot e kritikon.
Kur një politikan humb mbështetjen e njerëzve të vet dhe mbetet pa deputetë, problemi zakonisht nuk është vetëm te fraksionet, por edhe te mënyra se si ai vetë ka udhëhequr dhe ka vepruar.
Prandaj, para se të japësh leksione për historinë dhe për revolucionet, ndoshta duhet të japësh një përgjigje më të sinqertë, kush i krijoi këto përçarje dhe kush përfitoi prej tyre?
Sepse politika nuk është librari metaforash historike, është përgjegjësi për veprimet e tua.
Lindim Etemi (Struga Ekspres)













