Monday, March 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohen 3 persona duke peshkuar në Liqenin e Ohrit

Arrestohen 3 persona duke peshkuar në Liqenin e Ohrit

Gjatë periudhës nga data 6 deri më 8 mars 2026, në dy aksione të ndara kontrolli, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” kanë arrestuar tre shtetas të Republikës së Shqipërisë: J.C. (53), E.B. (50) dhe A.Sh. (21).

​Sipas njoftimit të policisë, personat në fjalë kanë hyrë ilegalisht me mjete lundruese duke kaluar kufirin shtetëror liqenor maqedono-shqiptar. Ata janë kapur nga patrulla policore në ujërat territoriale të Maqedonisë së Veriut gjatë kryerjes së veprës penale “peshkim i paligjshëm”.

​Me urdhër të prokurorit publik, personave u janë sekuestruar mjetet lundruese, rrjetat e peshkimit si dhe sasia e peshkut të zënë.
​Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale sipas Nenit 229 të Kodit Penal për “peshkim të paligjshëm” dhe sipas Nenit 9 të Ligjit për Kontroll Kufitar për “kalim ilegal të kufirit shtetëror”

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!