MPB njofton se me 7 mars 2026, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup është raportuar se tek ata është dërguar me gjendje të rënduar shëndetësore S.R. (23) nga Shkupi, i dënuar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit, i cili më pas ka ndërruar jetë.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i pajetë еshtë dërguar për obduksion.













