📚 7 Mars – Dita e Mësuesit
Sot, në Ditën e Mësuesit, e kujtoj me mall dhe krenari babain tim, mësuesin Selman Dauti.
Mësuesi nuk është vetëm ai që jep mësim, por ai që formon breza, që ndriçon rrugën e dijes dhe mbjell vlera që mbeten për gjithë jetën. Babai im i përket pikërisht këtij brezi mësuesish që me përkushtim, durim dhe dashuri për arsimin edukoi dhe udhëhoqi shumë nxënës drejt së ardhmes.
Sakrifica, puna dhe përkushtimi i tij për arsimin dhe për nxënësit janë një shembull i madh për mua dhe për të gjithë ata që patën fatin të mësojnë prej tij.
Ai nuk është më fizikisht në rrethin tonë, por vepra, fjala dhe kujtimi i tij jetojnë në zemrat tona dhe në kujtimet e shumë nxënësve që pati gjatë jetës së tij. Me përkushtim të madh ai ia kushtoi jetën arsimit, duke edukuar dhe udhëzuar breza të tërë me dashuri për dijen dhe për jetën.
Për ne ai ishte një baba i dashur, ndërsa për shumë të tjerë ishte një mësues i respektuar dhe i paharruar. Vlerat që ai na la do të jetojnë gjithmonë mes nesh.
Në këtë ditë të shenjtë për arsimin shqiptar, e kujtojmë me respekt dhe mall të thellë.
🕊️ I përjetshëm qoftë kujtimi për mësuesin Selman Dauti.📚🇦🇱
Shkroi djali i mësues Selmanit,
Gzim
Dauti













