Saturday, March 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFaton Pollozhani: Struga rrezikon të mbetet jashtë segmentit Trebenishtë–Qafë Thanë të Korridorit...

Faton Pollozhani: Struga rrezikon të mbetet jashtë segmentit Trebenishtë–Qafë Thanë të Korridorit 8

“Struga rrezikon të mbetet jashtë segmentit Trebenishtë–Qafë Thanë të Korridorit 8 – Heshtja e përfaqësuesve të VLEN-it shqetësuese”
Pas deklaratës së Ministrit të Transportit Aleksandër Nikoloski se segmenti Trebenishtë–Strugë–Qafë Thanë i pjesë e Korridorit 8 mund të mos realizohet për shkak të vërejtjeve nga UNESCO, dje në Strugë qëndroi zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli.
Gjatë vizitës së saj, së bashku me kryetarin e komunës, Mendi Qyra, u zhvilluan aktivitete protokollare dhe shëtitje në qytet. Por pyetja që mbetet pa përgjigje është thelbësore: a kërkoi kryetari Qyra sqarim nga zv.ministrja se pse Struga rrezikon të anashkalohet nga një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në rajon?
Qytetarët e Strugës presin transparencë dhe angazhim institucional për të mbrojtur interesin e qytetit. Përdorimi i UNESCO-s si justifikim për të vënë në pikëpyetje realizimin e këtij segmenti lë përshtypjen se qeveria po kërkon alibi për të shmangur një investim jetik për zhvillimin e Strugës dhe gjithë rajonit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!