Më 1 mars 2026, në Maqedoni pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, me vranësira të herëpashershme të lehta deri mesatare, njofton Administrata Hidrometeorologjike.
Gjatë orëve të para të ditës, në disa lugina mund të paraqitet mjegull, ndërsa në vijim të ditës do të fryjë erë e dobët, kryesisht nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 2 gradë, ndërsa ato maksimale do të sillen ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius.
Në Shkup parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja. Në mëngjes mund të ketë mjegull në disa zona të luginës, ndërsa temperatura gjatë ditës do të arrijë afërsisht 15 gradë.













