Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalimin e tij në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten Gordana Siljanoska Davkova, tha se të dy vendet janë një shembull i bashkëpunimit rajonal dhe tha se të dyja palët janë të vendosura ta thellojnë këtë bashkëpunim.
“Gjatë bisedës sonë, vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira, miqësore dhe intensive, që kemi si vende fqinje dhe angazhimin e përbashkët për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh, bashkëpunimin rajonal dhe më gjerë brenda organizatave ndërkombëtare.
Gjatë bisedës, theksuam se marrëdhëniet midis vendeve tona janë një shembull i bashkëpunimit rajonal dhe se të dy vendet tona mbeten të vendosura për të thelluar më tej këto nivele bashkëpunimi”, tha Begaj.
Begaj tha se shqiptarët që jetojnë në RMV janë një faktor i rëndësishëm dhe shtetformues.













