Friday, February 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPas një jave nis rindërtimi i aeroportit të Ohrit, nuk ishte i...

Pas një jave nis rindërtimi i aeroportit të Ohrit, nuk ishte i legalizuar

Javës tjetër nis rindërtimi i aeroportit të Ohrit, për herë të parë që nga ndërtimi i tij. Gjatë një e gjysmë viteve të fundit, procesi ka qenë i vështirë, por aeroporti tashmë është legalizuar, deklaroi zv/kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, në podcastin e TV Sitel, përcjell Struga Ekspres.

“Ne kemi finalizuar protokollin për Marrëveshjen me Arabinë Saudite. Presim që brenda një muaji ta diskutojmë dhe ta nënshkruajmë, për të pasur fluturime të drejtpërdrejta drejt Shkupit. Deri tani, aeroporti i Ohrit ishte i paligjshëm; ekzistonte fizikisht, por nuk figuronte në dokumente. Tani ia dolëm ta legalizojmë. Ky ishte një proces i vështirë, pasi duhej regjistruar e gjithë infrastruktura. Tashmë është përfunduar, dhe hapi tjetër është rindërtimi, që do të sjellë më shumë fluturime dhe pasagjerë. Pres që pjesa turistike të përqendrohet në Ohër, ndërsa trafiku i biznesit të shkojë në Shkup,” tha Nikoloski.
Ai shtoi se gjatë një e gjysmë viteve të fundit, trafiku ajror është zhvilluar ndjeshëm. Deri tani, janë hapur 23 destinacione të reja nga aeroportet vendase. Kj është një arritje e madhe për Maqedoninë, përfundoi ai.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!