Thursday, February 19, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFaton Pollozhani: Uji i pijshëm në Strugë është një rrezik i madh...

Faton Pollozhani: Uji i pijshëm në Strugë është një rrezik i madh për shëndetin e qytetarëve

Sot, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal të kërkuar nga ana jonë, patëm rastin të dëgjojmë përfaqësuesit e institucioneve komunale dhe atyre shtetërore lidhur me situatën e cilësisë së ujit me të cilin furnizohet Struga.
Nga ky diskutim dolën në pah dy elemente shumë të rëndësishme për të cilat qytetarët duhet të jenë të njohtuar dhe atë:
Së pari, ndotja e ujit ka ardhur si pasojë e punimeve të jashtëligjshme dhe pa dokumentacion përkatës nga kompanitë që bëjnë eksploatimin e burimeve natyrore në afërsi të burimit të Shumit.
Së dyti, dhe që duhet të jetë sinjal alarmi për të gjithë struganët, është deklarata e përfaqësueses së Qendrës për Shëndet Publik, e cila theksoi se me veprimet e deritanishme furnizimi i Strugës me ujë nga ky burim është në rrezik.
Nëse nuk veprojmë tani, mund të detyrohemi të kërkojmë burime alternative për furnizim me ujë.
Ne bëjmë thirrje për veprime konkrete, të menjëhershme dhe të koordinuara nga të gjitha institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të mbrohet burimi i ujit dhe të garantohet furnizim i sigurt dhe cilësor për qytetarët e Strugës. Çdo vonesë e mëtejshme rrezikon drejtpërdrejt shëndetin publik.

Faton Pollozhani-kryetar i BDI-së-Struge dhe këshilltar në kuvendin komunal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!