Lidhje Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata.
“Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM dhe njëherit bëjnë thirrje për kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër lugina ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.













