Sunday, March 22, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBDI emëron katër kryetarë të rinj degësh në kuadër të reformave të...

BDI emëron katër kryetarë të rinj degësh në kuadër të reformave të brendshme

Në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm dhe reformimit të strukturave partiake, Bashkimi Demokratik për Integrim ka emëruar katër kryetarë të rinj degësh. Vendimet u morën nga Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe përfshijnë:
Likovë – Avni Saliji
Zhelinë – Emir Sulejmani
Tearcë – Bujar Jakupi
Saraj – Iljas Veseli
Sipas komunikatës zyrtare, kjo pako e re e kryetarëve degësh synon të forcojë organizimin e brendshëm të partisë, duke e bërë atë më konkurruese, funksionale dhe me performancë më të lartë politike në vend.
Procesi i reformave të brendshme të BDI-së vazhdon me ritme të theksuara, duke përfshirë kontributin e të gjithë anëtarëve të partisë dhe duke u fokusuar në rritjen e përgjegjësisë dhe efikasitetit politik.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!