Sunday, March 22, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArbër Ademi: Liria e medias nuk mund të kufizohet me presione, mbështetje...

Arbër Ademi: Liria e medias nuk mund të kufizohet me presione, mbështetje gazetares Liridona Vejseli kundër dënimit penal

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me dënimin penal të gazetares Liridona Vejseli, duke e cilësuar lirinë e shprehjes si shtyllë themelore të demokracisë.

​Në një qëndrim që vë theksin te standardet ndërkombëtare, Ademi deklaroi se raportimi për personat publikë është pjesë e rolit kritik të medias.

​”Gazetarët luajnë një rol të pazëvendësueshëm në informimin e qytetarëve. Është jetike garantimi i standardeve evropiane për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve nga presionet që mund të kufizojnë ushtrimin e profesionit të tyre,” u shpreh Ademi.

​Ademi nënvizoi se, ndonëse pavarësia e gjyqësorit duhet respektuar, ajo nuk mund të përdoret si mjet për të cenuar të drejtën e informimit mbi çështjet me interes publik.
​Ky reagim vjen pas dënimit të gazetares nga Gjykata e Gostivarit për shkak të identifikimit të një gjyqtari, veprim ky që mbrohet nga Neni 78 i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili parashikon përjashtime të qarta për qëllime gazetareske.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!