Friday, January 30, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSali: VLEN çdo ditë rritet dhe forcohet, pak rëndësi ka emri i...

Sali: VLEN çdo ditë rritet dhe forcohet, pak rëndësi ka emri i liderit

Sali: VLEN çdo ditë rritet dhe forcohet, pak rëndësi ka emri i liderit

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Bekim Sali në një intervistë për Alsat-M ka thënë se VLEN-i nuk ka qenë kurrë më i unifikuar se tani dhe se si koalicion çdo ditë shtohen dhe forcohen radhët e saj.

Sali thotë se nuk ka rëndësi emri i liderit, por fryma që ka etabluar VLEN në skenën politike dhe mundohemi siç tha ai, “kjo frymë të vazhdojë, por cili do ta artikulojë, shumë pak ka rëndësi”.

“Që nga dita e parë e themelimit deri sot, me gjitha turbulencat politike që kemi pasur me largim të një subjekti politik, të një lideri që thoshte se pas meje nuk kë më VLEN, edhe sot e kësaj dite trumbetojnë gjithandej se nuk ka VLEN, por në fakt VLEN çdo ditë shtohet, rritet dhe forcohet. Kemi organizata që janë politike, por nuk janë formale parti politike e që kërkojnë bashkëngjitjen…”, ka thënë Sali.

Sipas tij, mesazhi është se çfarë VLEN-i duam në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, a mund ta bëjmë më të mirë, me gjithpërfshirje edhe më të madhe dhe program më të mirë.

“Të marrim mësime nga e kaluara që kemi pasur lider- parti dhe kur lideri merrte një vendim të caktuar, ndërsa truri i shëndoshë në parti heshte”, ka thënë Sali.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!