Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në të gjithë vendin, sot fillon gjysmëvjetori i dytë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në një postim në Facebook u uroi sukses të gjithë nxënësve.
“Gysmëvjetori i dytë fillon më 20 janar. Uroj sukses të gjithë nxënësve, mësuesve dhe shërbimeve profesionale në shkolla. Me më pak mungesa dhe shumë përkushtim, të arrijnë qëllimet e të nxënit dhe mësimdhënies. Dituria ndërtohet me punë, këmbëngulje dhe mbështetje reciproke. Gëzuar nga e marta!”, shkruan Janevska.
Ministrja deklaroi javën e kaluar se, sipas informatave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, nuk ka pengesa për fillimin e vitit të ri shkollor për shkak të situatës me gripin.
Ajo u bëri apel prindërve dhe nxënësve që të jenë të rregullt në shkollë dhe të mungojnë sa më pak, sepse të gjitha studimet, si në Maqedoni ashtu edhe në botë, tregojnë se nxënësit që ndjekin rregullisht shkollën arrijnë rezultate më të mira.













