Monday, January 19, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMPB me njoftim të rëndësishëm për sistemin “Safe City”

MPB me njoftim të rëndësishëm për sistemin “Safe City”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, në periudhën nga 20.01. (e martë) deri më 31.01. (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit.
Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura.
Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit të Shkupit.
“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të pandërprerë dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!