Wednesday, January 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniElezi: Si ti lidhemi Ahmetit pas, kur Bujar Osmani si njeriu i...

Elezi: Si ti lidhemi Ahmetit pas, kur Bujar Osmani si njeriu i parë i OSBE-së e ftoi Lavrovin në Shkup dhe përkrahu idenë e Ballkanit të Hapur?!

Amir Elezi, Nënkryetar i Shtabit të VLEN për zgjedhjet lokale, në Dialog te Lajmi në Lajm TV ka komentuar zgjedhjet e përsëritura në Vrapçisht dhe në Gostivar dhe ngjarjet e fundit politike në vend.

Amir Elezi, përshëndet thirrjet për unifikim të qëndrimeve shqiptare në vend, por jo nga Ali Ahmeti.

Ai përmend një sërë arsyesh se pse Ali Ahmeti nuk ka të drejtë që të thirrë në unifikimin e faktorit politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“ Duhet të jemi koshient dhe të vetëdijshëm përderisa Bujar Osmani ishte përfaqësues i lartë i Organizatës më të madhe të sigurisë në vend e kishte ftesën Lavrovi dhe erdhi në Shkup. Dhe çfarë tha për Ballkanin e Hapur? Që dihet që ka qenë një projekt rus , serb, për faktorizim të politikave serbe në Ballkan?Ai nuk kishte asnjë lloj kundërshtimi sa i përket Ballkanit të Hapur. Rrjedhimisht, zoti Osmani e pati në Shkup, Lavrovin. Dhe si do ti lidhemi ne zotit Ahmeti kur na fton shqiptarët pas”, deklaroi Elezi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!