Wednesday, January 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionKJO NUK ËSHTË VELESHTA... VELESHTA ËSHTË NDRYSHE…

KJO NUK ËSHTË VELESHTA… VELESHTA ËSHTË NDRYSHE…

KJO NUK ËSHTË VELESHTA… – VELESHTA ËSHTË NDRYSHE…

Ju që udhëtoni çdo ditë nëpër Veleshtë dhe hiqeni se gjoja nuk e dini se kush është Veleshta, dhe mundoheni me ca gjeste ironike, lojëra, tallje apo satirë, që është art më vete, ta nënçmoni ose etiketoni Veleshtën, jeni gabim, jeni jashtë realitetit, jeni jashtë kontekstit të kohës.

Veleshta sot është gjigante, me aksesorë të fuqishëm dhe të suksesshëm ekonomik në rrethinën e Strugës dhe anëmbanë Europës, gjigante me numër të popullsisë dhe me kuadër të arsimuar e me profesionistë të shquar të shumë fushave, gjigante me arkivën e saj të ngjarjeve historike, që ka respektuar dhe ka ngritur shumë figura politike brenda dhe jashtë Veleshtës dhe me një relevancë respektuese në zhvillimet në skenën politike…

Veleshtën, historia e njeh si vatër burrash e grash, zonjash e zotërinjsh që kurrë s’u shitën dhe kurrë s’u blenë, që kanë ditur të përulnin kokën vetëm para Zotit e para flamurit. Veleshta i ka dhënë kombit mësues, arsimtarë, profesorë e mjekë, punëtorë e luftëtarë, deputetë e ministra, poetë e shkrimtarë, inxhinierë, ekonomistë e juristë, humanist e mërgimtarë që kurrë s’e harruan rrënjën, sado larg të shkonin, e kush nga Veleshta iku, një copë Veleshtë e mori me vete, një kujtim, një fjalë, një mall, një gjak.

Veleshta, ndonëse nuk është e madhe për nga madhësia në harta, është e madhe për nga madhështia në zemra. Nga gjaku dhe djersa e mundit të djemve që u derdh për liri, nga angazhimi i njerëzve që ndërtuan jetën me duar të plasaritura e me zemra të ndritura. Këtu ka lindur trimëria, këtu ka frymuar sakrifica, këtu ka folur shqipja më e pastër e dashurisë për atdheun, me të gjitha specifikat që e karakterizojnë një vendbanim shqiptar në periudha të ndryshme historike.

Ju nuk mund ta nënçmoni e, më së paku, ta ofendoni Veleshtën me gjeste të këtilla, por thjesht, si grup personash e jo i gjithë Vevçani, tregoni kulturën tuaj.

Por është simptomatike gjendja që në çdo Karneval të Vevçanit, grupe të caktuara marrin për bazë ironizimi apo satire ritet fetare islame (2012), ndodhitë brenda vitit në mesin e shqiptarëve, Plisin, Flamurin, udhëheqësit politikë të shqiptarëve dhe, në të njëjtën kohë, mos reagojnë institucionet përkatëse, sidomos kur të gjithë e dimë sa të dëmshme janë të njëjtat në mjedise me etni të përziera dhe kur të gjithë mundohen të kultivojnë bashkëjetesën dhe multikulturalizmin si model në shekullin XXI.

Lulzim Nasufi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!