Tuesday, May 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLAJMI I FUNDIT: Lirohet rruga Strugë-Qafëthanë pas më shumë se dy ditësh...

LAJMI I FUNDIT: Lirohet rruga Strugë-Qafëthanë pas më shumë se dy ditësh bllokim

Rruga Strugë–Qafëthanë është liruar për qarkullim pas më shumë se dy ditësh bllokim, si pasojë e rrezimit të një cisterne me gaz, raporton Struga Ekspres.

Autoritetet përfunduan ndërhyrjen dhe masat e sigurisë, duke mundësuar rikthimin normal të trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
Bllokimi i rrugës kishte shkaktuar pritje të gjata dhe vështirësi për drejtuesit e mjeteve, ndërsa gjatë gjithë kohës janë ndjekur procedurat e nevojshme për të shmangur rrezikun nga gazi i transportuar.

Qarkullimi tashmë zhvillohet normalisht, ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!