Rruga Strugë–Qafëthanë është liruar për qarkullim pas më shumë se dy ditësh bllokim, si pasojë e rrezimit të një cisterne me gaz, raporton Struga Ekspres.
Autoritetet përfunduan ndërhyrjen dhe masat e sigurisë, duke mundësuar rikthimin normal të trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
Bllokimi i rrugës kishte shkaktuar pritje të gjata dhe vështirësi për drejtuesit e mjeteve, ndërsa gjatë gjithë kohës janë ndjekur procedurat e nevojshme për të shmangur rrezikun nga gazi i transportuar.
Qarkullimi tashmë zhvillohet normalisht, ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.
(Struga Ekspres)













