Tuesday, May 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti: Kontributi i Nexhat Dacit do mbetet i gdhendur në historinë e...

Mexhiti: Kontributi i Nexhat Dacit do mbetet i gdhendur në historinë e shtetformimit dhe demokracisë në Kosovë

Mexhiti: Kontributi i Nexhat Dacit do mbetet i gdhendur në historinë e shtetformimit dhe demokracisë në Kosovë

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti ka reaguar pas lajmit për vdekjen e akademikut Nexhat Daci.

Mexhiti ka thënë se kontributi i tij do të mbetet i gdhendur në historinë e shtetformimit dhe të demokracisë në Kosovë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut dhe burrit të shtetit, Nexhat Daci. Në vitet e ’90-ta, Nexhat Daci ishte thellësisht i përkushtuar ndaj arsimit për shqiptarët, në një kohë kur kjo veprimtari ishte e rrezikshme dhe përbënte akt guximi e sakrifice. Kontributi i tij në ruajtjen dhe zhvillimin e arsimit shqip ishte ndër kontributet më të rëndësishme për mbijetesën kombëtare dhe çlirimin e Kosovës, duke mbajtur gjallë dijen, identitetin dhe shpresën për liri”, thekson Mexhiti.

Sipas tij, Nexhat Daci do të kujtohet si një politikan i urtë, i përkushtuar dhe i ndershëm, një njeri që besoi në institucione dhe në punën e palodhur për të mirën e vendit.

“Kontributi i tij do të mbetet i gdhendur në historinë e shtetformimit dhe të demokracisë në Kosovë. Lavdi veprës dhe jetës së tij. Nderim i përjetshëm për ish-kryetarin e parë të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Mexhiti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!