Më 1 janar 2026, në orën 04:25, para një kazinoje të vendosur në bulevardin e Ohrit, zyrtarë policorë nga SPB Ohër arrestuan një 23-vjeçar nga fshati Lukovë i Strugës, i cili prishi rendin dhe qetësinë publike.
Ai u soll në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë që po kryenin veprime zyrtare, ndërsa u konstatua se kishte 1,71 promil alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)













