Rruga magjistrale Strugë–Qafë Thanë, e cila është e bllokuar për më shumë se dy ditë, pritet të lirohet gjatë ditës së sotme, mëson Struga Ekspres.
Bllokimi u shkaktua pas përmbysjes së një cisternë që transportonte gaz, duke krijuar rrezik për sigurinë dhe duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve.
Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë intensivisht për largimin e cisternës dhe sanimin e plotë të situatës. Autoritetet bëjnë apel për durim dhe respektim të udhëzimeve deri në normalizimin e plotë të trafikut.
Pritet që pas përfundimit të punimeve, qarkullimi të rikthehet gradualisht në normalitet.
(Struga Ekspres)













