Të mërkurën, në ora 12:00, do të mbahet seanca e radhës e Këshillit Komunal në Strugë.
Pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme, ende nuk është arritur një marrëveshje mes koalicioneve VLEN dhe VMRO lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit.
Mospajtimet mes dy palëve po e zvarrisin procesin, ndërsa pritet që seanca e së mërkurës të jetë vendimtare për të parë nëse do të ketë lëvizje drejt një kompromisi apo nëse ngërçi politik do të vazhdojë.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të mbledhjes.
(Struga Ekspres)













