Shënohet Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në pritjen e organizuar nga Ambasada Shqiptare
Në një atmosferë vëllazërie e respekti, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Denion Meidani, priti miq e të ftuar të shumtë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar.
I pranishëm në këtë aktivitet, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, u shpreh se kjo ditë nuk festohet si mysafir, por si vëllezër e motra që ndajnë të njëjtën ndjenjë kombëtare. “Kjo është Festë Kombëtare që i fle në zemër çdo njërit nga ne dhe nga zemra urojmë çdo shqiptar, kudo që jeton,” tha Sela, duke përcjellë urimet më të sinqerta për 28 Nëntorin.
Ceremonia u karakterizua nga mesazhe uniteti, krenarie dhe reflektimi mbi rëndësinë e kësaj dite historike për mbarë kombin shqiptar.
Urime Dita e Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar!

























