Më 21 nëntor 2025, në orën 10:55, në SPB- Ohër është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në një shtëpi në fshatin Podmoll, Komuna e Debërcës, pronë e një 72-vjeçari nga i njëjti fshat, raporton Struga Ekspres.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka ndërhyrë ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Ohrit me dy automjete, njoftojnë nga SPB- Ohër.
(Struga Ekspres)













