Friday, November 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Takimi Gashi- Mexhiti, koordinim ndërinstitucional në periudhën që po hyjmë

VLEN: Takimi Gashi- Mexhiti, koordinim ndërinstitucional në periudhën që po hyjmë

VLEN: Takimi Gashi- Mexhiti, koordinim ndërinstitucional në periudhën që po hyjmë

Dy eksponentët e lartë të VLEN, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti në një atmosferë të ngrohtë sot kanë realizuar takim në hapësirat e komunës së Çairit.

Kryeparlamentari Gashi me këtë rast ia ka uruar marrjen e detyrës së re, kreut të Çairit, Mexhiti.

Në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend, për proceset që na presin dhe mbi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional në periudhën që po hyjmë.

VLEN vlerëson se vizita e kryeparlamentarit Gashi është një sinjal i qartë i mbështetjes dhe i gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë, në të mirë të qytetarëve dhe të institucioneve.

Mexhiti e ka falënderuar për vlerësimin dhe për kohën e ndarë duke thënë se para nesh janë shumë punë dhe do të ecet me përgjegjësi, përkushtim dhe qartësi në vendimet që merren.

VLEN shpreh bindjen e thellë se nën drejtimin e Mexhitit, Çairi do të bëhet shembull i punës së përkushtuar, respektit institucional dhe bashkëpunimit të ndershëm midis pushtetit lokal dhe qytetarit.

Çairi po hy në epokën e transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!