Sunday, November 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëRESPEKTE/Maturantët e SHMK Gjimnazi “Dr. Ibraim Temo”-Strugë pasurojnë bibliotekën e shkollës me...

RESPEKTE/Maturantët e SHMK Gjimnazi “Dr. Ibraim Temo”-Strugë pasurojnë bibliotekën e shkollës me libra të rinj nga Panairi i Librit në Tiranë

Ne si maturantë të shkollës SHMK Gjimnazi “Dr. Ibraim Temo”, me vetiniciativë ndërmorëm një aktivitet me qëllim që të furnizojmë bibliotekën e shkollës me libra të rinj, të cilët do t’i blejmë në Panairin e Librit në Tiranë. Për realizimin e këtij projekti, patëm mbështetjen dhe bashkëpunimin e profesoreshave tona, Lindita Pollozhani dhe Florentina Hani.

Gjatë këtij aktiviteti ne vizituam:
Holiday Beach Bar & Lounge, Genc Komerc, Hotel Diplomat, Hotel Exclusive, Trim & Lum, Cafe Relax, Dredhza 2, Azra Demishi, Cafe Irish, Cafe Bllok, Sharm, Burger Matador, Season Bar, Dredhza Bulevard, Cafe Timi, Cafe Luciano, Cafe Vibe, Hotel Beograd, Xhumkar dhe Optika Mucha.

Falë mbështetjes së tyre dhe kontributit të dhënë, ne do të kemi mundësinë të pasurojmë bibliotekën e shkollës sonë me tituj të rinj dhe të dobishëm për nxënësit.

Ne shprehim një falënderim të veçantë për të gjitha këto biznese që na pritën me mirësjellje dhe kontribuuan në realizimin e projektit. Falënderim të posaçëm u drejtojmë edhe profesoreshave për udhëzimin, mbështetjen dhe motivimin e tyre të vazhdueshëm.

Ky aktivitet na tregoi sa shumë mund të arrihet përmes bashkëpunimit, iniciativës dhe përfshirjes së komunitetit.

Maturantët e SHMK Gjimnazi “Dr. Ibraim Temo”

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments