Një studente gjendet e vdekur në Tetovë

0
455

Një ngjarje e rëndë është raportuar sonte në Tetovë, ku një trup i pajetë është gjetur në parkingun e një ndërtese banimi, pas Tregut të Gjelbër.

Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 18:30, banorë të lagjes kanë njoftuar policinë pasi kanë vërejtur trupin e një personi të shtrirë në tokë. Forcat e rendit kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë siguruar zonën.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se viktima dyshohet të jetë një studente e vitit të katërt, me origjinë nga Kosova. Ende nuk është përcaktuar koha e saktë e vdekjes, ndërsa denoncimi është bërë nga kalimtarë të rastit.

Rrethanat e ngjarjes për momentin mbeten të paqarta. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, vrasje apo ndonjë aksident, pasi hetimet janë ende në fazën fillestare.

Ekipet hetimore po mbledhin prova dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, ndërsa institucionet kompetente pritet të publikojnë detaje të tjera pasi të përfundojnë procedurat hetimore paraprake.