Dauti: 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti të VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve!

0
18

Dauti: 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti të VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve!
Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se fitorja e VLEN-it është fitore e dyfishtë për shqiptarët, duke aluduar edhe në humbjen e AKI-së si fitore të shqiptarëve.
„ Kjo nuk është thjesht një fitore elektorale është një ndryshim epokal, një dëshmi e qartë se shqiptarët e vendit kanë zgjedhur rrugën e përgjegjësisë, transparencës dhe vizionit të ri qeverisës.Në vetëm pak muaj pjesëmarrjeje në pushtetin qendror, VLEN-ika arritur të fitojë besimin e qytetarëve me hov të jashtëzakonshëm. Çdo votë e dhënë për këtë koalicion ishte një votë mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe seriozitetin tonë politik. Qytetarët e panë ndryshimin në stilin e qeverisjes, në mënyrën e komunikimit dhe në prioritetet që për herë të parë vendosën qytetarin para partisë. Prandaj, 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti, që betonojnë praninë e VLEN-it si forcë qendrore dhe të pashmangshme në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, fitorja e dytë e shqiptarëve është ndëshkimi që mori BDI-ja një parti që për vite të tëra mbajti pushtet absolut, por e keqpërdori atë. Arroganca, mungesa e vetëkritikës dhe abuzimi me besimin e qytetarëve u kthyen në bumerang. Populli shqiptar i dha një mesazh të qartë pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi. Ky është verdikti i demokracisë VLEN u vlerësua, ndërsa BDI u dënua“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.
Ai tutje ka shtuar që AKI-në e ka dërguar drejt humbjes totale koalicioni me dy krahët e ASH-së, Ziadin Selën dhe Arben Taravarin.
„Në fund, Sela e Taravari si dy mjek BDI-në nga vdekja klinike e ndihmuan për ta dërguar në vdekje biologjike. Prandaj, VLEN po betonohet si opsioni i vetëm që punon para se të premtojë, vepron para se të bëhet vonë”, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.