Mexhiti “sfidon” Osmanin: Eja bashkë me Ali Ahmetin e Artan Grubin t’i ballafaqojmë argumentet

0
19

Mexhiti “sfidon” Osmanin: Eja bashkë me Ali Ahmetin e Artan Grubin t’i ballafaqojmë argumentet

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Njëri nga liderët e VLEN dhe kandidat për Çairin, Izet Mexhiti në tubimin e sontëm në Haraçinë i ka bërë thirrje kundërkandidatit të tij nga AKI, Bujar Osmani që t’i ballafaqojnë argumentet në duel televiziv kudo qoftë ajo.

“Bujar zgjidhe mediumin vetë, bashkë me Ali Ahmetin, bashkë me Artan Grubin, me ekipin tënd, piar agjencitë që ke, në mejdan, në shesh, caktoje do vijë aty që të ballafaqojmë argumentet tona politike për Çairin”, tha Mexhiti.

Duke drejtuar akuza ndaj opozitës, ai tha se po ballafaqohemi me politikën e vjetër të cilët e kanë humbur busullën, ndërsa janë edhe kontradiktor me njëri- tjetrin.

“Derisa Ali Ahmeti flet për gjendje lufte, Bujarin e dëgjojmë të thotë se do bëjmë një fond special për të ruajtur komunitetin maqedon, sepse paska mbetur prej fondit të Bujarit të mbijetojnë maqedonët në Çair, duke pasur qeverinë dhe kryeministrin e tyre”, tha Mexhiti, njëherësh zëvendëskryeministër i parë.

Sipas tij fitorja e VLEN nuk do jetë vetëm e VLEN, por edhe e gjithë shqiptarëve dhe është pikërisht me përzgjedhjen e figurave që janë edhe jashtë VLEN, të sektorit civil, duke filluar në Strugë me Mendi Qyrën, duke përfunduar në Haraçinë me Daut Beqirin dhe Ritën që është ndryshimi i vërtetë i shqiptarëve.

Lidhur me rastin në Kumanovë, ku u plagos bartësi i listës së AKI-së për Likovën, Zekirija Shahini, tha se opozita është në gjendje të keqpërdorë edhe fatkeqësitë familjare.

“Kjo vetëm për të fituar ndonjë pikë politike, sepse nuk kanë ofertë”, ka thënë Mexhiti.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5