Durmishi: Tetova është e të gjithëve, provokimet ndëretnike të Levicës janë të rrezikshme

0
10

Durmishi: Tetova është e të gjithëve, provokimet ndëretnike të Levicës janë të rrezikshme

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ministri i Ekonomisë, njëherit shef i shtabit të koalicionit VLEN për Tetovë, Besar Durmishi, ka reaguar ashpër ndaj veprimit provokues të LEVICËS së Dimitar Apasievit gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar si keqpërdorim të qëllimshëm të fushatës dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike.
“Ja si duket një parti që keqpërdor fushatën dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, me gjuhën e saj të zakonshme, nxit ndasi dhe urrejtje ndëretnike”, ka shkruar Durmishi në një postim në rrjetet sociale.
Sipas tij, provokime të tilla janë të turpshme dhe të rrezikshme dhe duhet të dënohen publikisht, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga opozita që, siç thekson ai, “mban përgjegjësi morale për bashkëpunimin me një subjekt të tillë”.
“Ata që s’kanë çfarë t’u ofrojnë qytetarëve, zgjedhin të përçajnë. Sepse vetëm përçarja u ka mbetur si ‘program politik”, ka shtuar më tej Durmishi.
Ai ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi, duke theksuar se Tetova është qytet i përbashkët për të gjithë, pa dallim etnie.
“Ftojmë çdo qytetar të mos bie pre e kësaj fushate të ndyrë që synon të nxisë tensione dhe përçarje. Tetova është e të gjithëve, pa dallim etnie. Çdo provokim apo vandalizim i tillë për pikë të imëta politike është skandaloz dhe nuk i shërben askujt”, përfundon reagimi i tij.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5