Të nderuar struganë, miq të dashur,
Me nder të madh dhe me përgjegjësi të madhe e pranova besimin për të qenë bartës i listës së këshilltarëve të LSDM-së në Strugë. Por këtë betejë nuk e filloj i vetëm por në të hyj së bashku me një ekip njerëzish të ndershëm, të përgjegjshëm dhe të dëshmuar që qëndrojnë pas meje dhe me mua.
Së bashku me këshilltarët do të luftojmë për një Strugë më të bukur, më të drejtë dhe më të bashkuar. Këshilli i Komunës është vendi ku merren vendimet për jetën e përditshme të qytetarëve dhe atje do ta sjellim zërin tuaj, nevojat tuaja dhe shpresat tuaja.
Do të punojmë për një Strugë që krijon të ardhme për të rinjtë, që hap mundësi të reja për punë, që investon në arsim dhe shëndetësi, që zhvillon turizmin dhe ruan pasurinë tonë kulturore dhe natyrore.
E dimë se nuk do të jetë e lehtë. Por gjithashtu e dimë se kur jemi së bashku, jemi të pathyeshëm. Prandaj i ftojmë të gjithë, maqedonas, shqiptarë, torbeshë, turq, vllehë, serbë, egjiptianë dhe romë, të gjithë struganët të qëndrojmë të bashkuar në këtë betejë për një të ardhme më të mirë.
Ta rikthejmë shpresën, ta rikthejmë besimin dhe ta ndërtojmë një Strugë që ecën përpara, një Strugë për të gjithë ne!
Me respekt dhe falënderim,
Dimçe Shipinkarovski
Bartës i listës së këshilltarëve të LSDM – Strugë


