Saturday, September 13, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBilall Kasami prezanton bartësin e listës në Tetovë: E njohin të gjithë...

Bilall Kasami prezanton bartësin e listës në Tetovë: E njohin të gjithë si një aktivist të palodhur

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar bartësin e listës së koalicionit VLEN për zgjedhjet në këtë komunë. Përfaqësuesi i ri është Albi Qamili, i cili njihet si aktivist i angazhuar dhe i përkushtuar ndaj çështjeve shoqërore e politike.

Qamili, i diplomuar në Shkenca Politike dhe aktualisht student i studimeve pasdiplomike në drejtimin e së Drejtës Kushtetuese, ka vite që është pjesë aktive e jetës publike në Tetovë, sidomos në nisma rinore dhe debate qytetare.

Kasami theksoi se energjia, vizioni dhe vendosmëria e Qamilit mishërojnë më së miri gjeneratën e re të të rinjve aktivë, të cilët synojnë të sjellin ndryshime të prekshme në jetën publike.

“Me Albin bartës të listës, koalicioni VLEN sjell energjinë e ndryshimit dhe garanton që të rinjtë të kenë zërin dhe vendin e merituar në politikën lokale”, u shpreh Kasami./Zyrtare.net/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments