VLEN: BDI premtoi, por helmoi, ne mbyllim përgjithmonë deponinë e Nikushtakut!
Në Nikushtak të Likovës, ka nisur një aksion historik për mbylljen dhe sanimin e një prej deponive më të rrezikshme në vend, plagë e hapur për dekada me radhë, që helmoi ajrin, tokën dhe ujin e mijëra qytetarëve.
Kjo deponi, e identifikuar në Planin Kombëtar si një nga pikat më kritike për shëndetin publik dhe mjedisin, për 24 vite u la në harresë nga BDI-ja. Premtime pafund, zero zgjidhje! Banorët e Likovës, Nikushtakut, Haraçinës, Grushinës e Orllancës përjetuan vetëm tym, helm dhe rrezik për jetën.
Ndryshimi erdhi me VLEN! Qeveria e dalë nga vullneti i qytetarëve, përmes Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka siguruar 5 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2025, si dhe pajisjet mekanike të nevojshme për ta mbyllur përgjithmonë këtë deponi të egër. Projekti tashmë ka elaboratin gjeodetik të përgatitur, ndërsa punimet kanë filluar konkretisht.
Ky është shembulli më i qartë se VLEN nuk premton, por vepron! Në vetëm një vit, kemi bërë atë që BDI nuk e bëri në dy dekada. Me këtë aksion, ne po e kthejmë dinjitetin e banorëve të Likovës dhe gjithë rajonit. Po i japim fund një makthi shumëvjeçar dhe po dëshmojmë se ndryshimi është real, i prekshëm dhe i pakthyeshëm.
VLEN është garanca se kjo nuk është vetëm një fitore për mjedisin, por edhe për shëndetin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë.
VLEN për një Likovë pa mbeturina, për një mjedis të pastër, për një jetë me dinjitet!