APEL / REAGIM
Duke marre shkas nga disa punime qe po behen neper disa fshatra te rrethines se Struges sa i perket infrastruktures rrugore, e ndjejme te udhes qe te reagojme dhe te apelojme deri tek Komuna e Struges ne lidhje me rrugen Tatesh i Eperm – Dobovjan. Nuk eshte hera e pare qe e bejme, kemi perdorur mekanizma te ndryshem qe komuna te reagoje, por nga atje na thone se nuk ka projekt apo nuk ka buxhet!
Eshte e papranueshme dhe e patolerueshme qe ky aks shume i nevojshem per banoret por edhe fshatrat perreth te lihet ne gjendje te mjerueshme.
Rruge e cila qe 25 vite eshte lene ne meshire te fatit.
Eshte e tmerrshme qe te mungojne kushtet baze per jetese. Uji, rruga, e shume gjera tjera qe i duhet nje komuniteti per jetese.
Vlen te theksohet se kjo papergjegjshmeri i atribuohet edhe shume individeve te caktuar te cilet me vetedije kane kontribuuar qe kjo rruge te mos behet dhe te mos rregullohet, nga fshati po edhe jashte tij.
Gjithashtu, apel edhe deri tek cdo individ i cili interesat personale i ve mbi ato te pergjithshme. Jemi ne ato qe e vuajme kete gje. Jemi ne ato te cilet duhet te ngrihemi dhe te kerkojme ate qe na takon, sepse paguajme taksa, dhe duam qe ato te na kthehen mbrapsht ne forme investimesh.
T’i japim fund indiferences ndaj te mires se pergjithshme dhe te kontribuojme per nje jete me te mire.
Tatesh i Epërm
Struga Ekspres