Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga aksidenti i rëndë në Saraj/ Fëmija 5-vjeçar u gjetë nga kalimtarët...

Nga aksidenti i rëndë në Saraj/ Fëmija 5-vjeçar u gjetë nga kalimtarët e rastit, nuk ka gjurmë nga 4 personat e tjerë që ishin në makinë

*Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, më saktë në rrugën Rashçe-Saraj.

Burimet policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.

Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit. Alsat mëson gjithashtu se pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin vardar ka fluturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është sjellë në spitalin 8 shtatori në Shkup.

Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar.Alsat.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments