Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFatmir Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit në LSDM

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit në LSDM

Fatmir Bytyqi ka njoftuar se pas rezultatit të sotëm të LSDM, jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të socialdemokratëve.

“Jam këtu para jush si falënderues dhe me ndjenjë që shkon përtej rezultateve të zgjedhjeve parlamentare. Vota juaj për listën e deputetëve të LSDM-së dhe Koalicionin për Ardhmërinë Evropiane, ku unë isha bashkëbartës në Njësinë Zgjedhore Nr. 2, nuk është thjeshtë një numër, por është shprehje e besimit të jush ndaj nesh, me ç’rast shprehi respekt të madh.

Votat që morëm janë dhe një obligim i madh. Obligim të vazhdojmë misionin tonë politik, të forcojmë dialogun dhe t’i dëgjojmë nevojat e bashkëqytetarëve tanë. Por, një pjesë e përmbushjes së këtij obligimi kërkon edhe përgjegjësi politike, kërkon ndryshim.

Si nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, i përkushtuar për vlerat etike dhe demokratike, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa tjetër e shokëve të mi që përbëjnë kryesinë e partisë – nga i pari deri tek i fundit.

Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam kërkuar përgjegjësi personale nga të gjithë faktorët – dhe ky akt është pikërisht ai. Dhe dorëheqja e udhëheqësisë është një hap i domosdoshëm drejt rikthimit të besimit të qytetarëve dhe hapjes së rrugës drejt suksesit të ardhshëm politik.

Dorëheqja nuk paraqet akt politik të humbjes së idesë socialdemokrate, por mesazh dhe sfidë për përmirësimin dhe rishqyrtimin e LSDM-së.

Pranimi i përgjegjësisë politike nuk do të jetë shenjë e dobësisë, por shprehje e pjekurisë demokratike personale dhe partiake, si dhe gatishmëri për t’u ndryshuar dhe rritur – dhe t’i japim përparësi interesit kolektiv mbi ambiciet personale.

Sërish le të kthehemi në mesin e qytetarëve, të dëgjojmë pulsin e tyre dhe t’i kuptojmë nevojat e tyre të cilat janë vlerat tona socialdemokrate. Vetëm në këtë mënyrë mund të dalim me ide, qasje dhe energji të reja që mund ta forcojnë vizionin dhe strategjinë e LSDM-së, ashtu që të kthehemi kokë lartë në arenën politike për të fituar betejën për Maqedoninë evropiane – një premtim që ua dhamë qytetarëve dhe që ua kemi borxh t’ua përmbushim atë.

Në fund: le të jetë ky një fillim i ri që do të bashkojë të gjithë shokët e sinqertë në idenë e socialdemokracisë, në idenë e bashkëjetesës, në idenë e një shoqërie për të gjithë ku mbretëron drejtësia, solidariteti dhe barazia.

Për një LSDM të fortë dhe unike”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!