Taravari nga Struga: Do ta ndalojmë bixhozin dhe kreditë e shpejta, Qeveria e ardhshme do të mbuloj borxhet e qytetarëve nga kreditë e shpejta
Sot, Kandidati për President Arben Taravari zhvilloi vizitë të rëndësishëm në qytetin e Strugës, ku u diskutua problematika të ndryshme të komunitetit, duke filluar nga punëtorët shëndetësor deri tek qytetarët. Gjatë takimeve, u përball me shqetësimet e qytetarëve në lidhje me shëndetësinë, e në veçanti me bixhozin dhe praktikat e dëmshme të bankave të shpejta. Ai shpreh zotimin për të ndaluar këto dukuri negative dhe për të gjetur zgjidhje që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Sot patëm një vizitë qytetit të Strugës dhe vendbanimeve në Strugë. Takimin e fillova me kolegët, mjek të Strugës me të cilët bashkëbiseduam për programin e VLEN për Shëndetësi, si i shohin ato problemet, si mund të përmirësohen dhe si mund të gjendet zgjidhje për Shëndetësinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mandej vazhduam takime me qytetarët, bizneset e vogla dhe të mesme në zonën e Strugës. Isha dëshmitar i numrit të madh të kazinove në Strugë, si dhe bankave për kredi të shpejta, dhe sa e dëmton kjo ekonominë e qytetarëve të Strugës. Ne si koalicion VLEN në qeverinë e ardhshme menjëherë do të marrim masa urgjente që të ndalohet bixhozi në Maqedoni të Veriut si ndodhi në Kosovë, por gjithashtu të ndalim edhe punën e bankave të shpejta të cilat bëjnë dëm të madh në buxhetin e qytetarëve. Gjithashtu do ta ndihmojmë seriozisht edhe qytetarët të cilët kanë borxhe këtyre bankave, këto borxhe të mbulohen nga shteti apo qeveria.”