Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKovaçevski thotë se me hyrjen në BE, paga mesatare 1300 euro dhe...

Kovaçevski thotë se me hyrjen në BE, paga mesatare 1300 euro dhe paga minimale

Vetëm hyrja në BE është një garanci e një standardi evropian. Atëherë paga mesatare do të jetë 1300 euro, ndërsa paga minimale 800 euro, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në promovimin e sotëm të Programit të ri për Ardhmërinë Evropiane dhe kandidatët për deputetë të LSDM-së dhe Koalicionit E ardhmja evropiane.

“Programi ekonomik i LSDM-së parasheh më shumë për të gjithë. Ai parashikon një jetë më të mirë për të gjithë, duke e afruar standardin e jetesës me nivelin evropian dhe e gjithë kjo përmes masave të qëndrueshme dhe konkrete. Garantojmë që në katër vitet e ardhshme paga mesatare do të arrijë në 1100 euro rekord, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Ajo që dua të theksoj këtu është se vetëm hyrja në BE është garanci e një standardi europian. Pastaj paga mesatare do të jetë 1300 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 800 euro”, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Ai ka theksuar se për shtatë vite shkalla e papunësisë është përgjysmuar. “Plani ynë ekonomik, shtohet ai, parashikon uljen e shkallës së papunësisë nga 12 në 7 për qind deri në vitin 2028 – shifër njëshifrore, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së pavarur. Garantojmë se do të kemi sukses që Maqedonia të ketë punësim të plotë dhe paga dinjitoze”, tha Kovaçevski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!