Më datë 21.03.2024, në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 14:00, gjatë kontrolleve të komunikacionit në zonën e SPB-Ohër, zyrtarët policorë kanë konstatuar 30 këmbësorë të cilët kanë kryer kundërvajtje në komunikacion, nga të cilët 12 në Ohër dhe 12 në Strugë 4 në Kërçovë dhe 2 në Dibër.
Sanksionohen për lëvizje ose ndalim të panevojshëm të këmbësorit në rrugë, kalim i pasigurt i rrugës, kalim jashtë vendkalimit të këmbësorëve, njofton SPB Ohër.
(Struga Ekspres)